Search

​Zbulohet dhurata misterioze e Melania Trumpit për Michelle Obaman

​Zbulohet dhurata misterioze e Melania Trumpit për Michelle Obaman

​Zbulohet dhurata misterioze e Melania Trumpit për Michelle ObamanGazetaExpress

Më në fund, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në intervistën e parë të dhënë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, ka zbuluar se çfarë i kishte dhënë Melania Trump para inaugurimit të Donald Trumpit.

Ajo ka bërë të ditur se Zonja e Parë aktuale amerikane i kishte dhuruar një kornizë fotografish.

“Ka qenë një kornizë e bukur”, ka treguar Michelle Obama në emisionin “The Ellen Show”.

Në pritjen e Donald Trumpit dhe të bashkëshortes së tij, nga Barack dhe Michelle Obama, ishte diskutuar shumë në media sjellja e Trumpit, duke mos e pritur gruan e tij, që e kishte lënë mbrapa me kutinë e dhuratës, të cilën kishte për t’ia dhuruar Michelles.

Kjo dhuratë ishte diskutuar shumë, sepse nuk dihej se çfarë kishte pasur brenda saj. /Express/

Data: 31 Janar 2018 20:06

Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    Source

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/zbulohet-dhurata-misterioze-e-melania-trumpit-per-michelle-obaman-493920/

    Written by 

    Related posts